E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mercenarë shqiptarë në Ukrainë? MPJ shqiptare thërret ambasadorin rus: Hedhim poshtë kategorikisht pretendimet

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, ka hedhur poshtë deklaratën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se ka dyshime që në Ukrainë  ndodhen “mercenarë shqiptarë”. Ministria e Jashtme bën të ditur se, në shenjë proteste, është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse, të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.

“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse, të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”, thuhet në reagim. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›