E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shuhet në moshën 74 vjeçare shkrimtari i njohur, Bardhyl Londo

Është shuar në moshën 74 vjeçare shkrimtari i njohur Bardhyl Londo, si pasojë e një sëmundje të rëndë me të cilën luftonte prej një kohe të gjatë.

Ai ishte i shtuar prej dy muajsh në spitalin Onkologjik në Tiranë, pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar. 

Bardhyl Londo lindi në vitin 1948 në Përmet. Studioi për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas mbarimit të fakultetit ai punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare “Drita”.

Për disa kohë ka qenë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” (LSHA). Krijimtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.

Për shumë vite ai ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë nën logon e Partisë Demokratike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›