E Diel, 1 Nëntor 2026

Merr flakë gjatë natës bujtina në Mëmlisht, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

Një ndërhyrje e shpejtë e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) Pogradec ka parandaluar përhapjen e flakëve në një bujtinë në fshatin Mëmlisht.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:25 të mëngjesit, kur shërbimet zjarrfikëse u njoftuan për rënien e zjarrit në ambientet e objektit. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, flakët u izoluan brenda pak minutash, duke shmangur dëme më të mëdha.

Si pasojë e zjarrit u dëmtua vetëm paneli elektrik i katit të parë. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit janë nën hetim nga autoritetet përkatëse.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›