E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mersini me edukatoret në Vlorë: Përmirësojmë trajtimin financiar dhe kushtet e punës

TIRANË, 28 tetor/ATSH-Maela Marini/ Kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare bashkie në Vlorë, Brunilda Mersini zhvilloi sot një takim me edukatore të kopshteve dhe çerdheve në Vlorë.

Gjatë takimit, Mersini vlerësoi se “nuk ka komunitet më të rëndësishëm se edukatoret e fëmijëve tanë”.

“Bashkë me nënat, ato janë vendimtare në rritjen e tyre. Në duart tuaja, me dashurinë tuaj ju rrisni fëmijët tanë. Ata edukohen nga ju se si do ta dashurojnë shkollën, se si do të dashurojnë familjen e tyre dhe mbi të gjitha qytetin e tyre. Çfarë ne mund të bëjmë më mirë? Ju jeni nga njerëzit më të rëndësishëm për institucionin e bashkisë dhe për qytetin”, tha ajo.

Mersini i garantoi se do të kenë vëmendjen e saj së pari, për trajtimin financiar, por edhe për përmirësimin e kushteve të punës.

“Duhet të punojnë në ambiente ku secili prej nesh do të donte të rriste fëmijët”, shtoi ajo.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›