Merz: SHBA miraton shitjen e raketave Tomahawk për Gjermaninë

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bwrw tw ditur se Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitjen e raketave me rreze të gjata veprimi Tomahawk për Gjermaninë.
“Në samitin e NATO-s në Ankara, u morëm vesh me qeverinë amerikane që ne do të blejmë raketat amerikane Tomahawk dhe do t’i stacionojmë në Gjermani”, tha Merz para deputetëve në një deklaratë në Bundestag.
Sipas Merz, ky veprim do të “mbyllë një boshllëk të rëndësishëm strategjik në mbrojtjen tonë”, shtoi ai.“Në të njëjtën kohë, ne do të punojmë për zhvillimin e sistemeve tona evropiane dhe vendosjen e tyre në Evropë.”
Merz nuk dha afat për dorëzimin e raketave Tomahawk.
Raketat Tomahawk lëshohen kryesisht nga nëndetëse dhe anije luftarake dhe mund të përshkojnë më shumë se 1.600 kilometra.
Ndërkaq, ditën e djeshme Britania e Madhe njoftoi se njëmbëdhjetë aleatë evropianë të NATO-s — duke përfshirë Gjermaninë — do të shpenzojnë së bashku rreth 50 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme për të zhvilluar armë të reja precize me rreze të gjatë veprimi.
/rtsh.al/