E Hënë, 2 Nëntor 2026

Falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre/ Lëshohen 12 masa sigurie në Durrës, dyshohet për tjetërsim të pronave shtetërore

Policia e Durrësit ka ndërmarrë një operacion për ekzekutimin e 12 masave të sigurisë, të caktuara nga Gjykata e Durrësit, në kuadër të një hetimi mbi një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave shtetërore.

Hetimi i Prokurorisë së Durrësit ka zbuluar parregullsi të shumta në regjistrat hipotekorë, ku dyshohet se janë falsifikuar dokumente dhe janë kryer ndërhyrje të paligjshme për kalimin e pronave shtetërore në favor të personave privatë.

Mes të dyshuarve janë ish-funksionarë të Hipotekës dhe përfitues të dyshuar të pronave, ndaj të cilëve janë caktuar masat “arrest në burg”, “arrest në shtëpi” dhe “detyrim për paraqitje”, për vepra penale si mashtrim, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Ramazan Sheshi – “Arrest në burg”. Dyshohet për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Adrian Kona – “Arrest në burg”. I dyshuar për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Shpërdorim detyre”.

Bledar Zerba – “Arrest në burg”. I dyshuar për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Shpërdorim detyre”.

Rovin Zeqja – “Arrest në burg”. I dyshuar për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Shpërdorim detyre”.

Shaqir Sheshi – “Arrest në shtëpi”. I dyshuar për “Mashtrim” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Viktor Mataj – “Arrest në shtëpi”. I dyshuar për “Mashtrim” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Arianit Mataj – “Arrest në shtëpi”. I dyshuar për “Mashtrim” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Besnik Xhafa – “Arrest në shtëpi”. I dyshuar për “Mashtrim” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Fiqeret Xhafa – “Detyrim për paraqitje”. I dyshuar për “Mashtrim”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Jonida Mergeja – “Detyrim për paraqitje”. E dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Leandro Dervishi – “Detyrim për paraqitje”. I dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Artur Çobani – “Detyrim për paraqitje”. I dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›