E Diel, 1 Nëntor 2026

Mes kaltërsisë së Jonit, pushuesit shijojnë lundrimin me kanoe

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Ujërat e kristalta të detit Jon vijojnë të tërheqin pushuesit, të cilët krahas plazhit zgjedhin të zbulojnë bukuritë e bregdetit edhe përmes aktiviteteve ujore.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga bregdeti i Jonit, ku shfaqen pushues duke shijuar detin dhe duke lundruar me kanoe.

Në pamjet e publikuara, pushuesit shihen duke eksploruar ujërat e Jonit me kanoe, ndërsa panorama e bregdetit dhe ujërat e kaltra krijojnë një atmosferë tipike të sezonit veror.

Në kulmin e sezonit turistik, jugu i Shqipërisë vijon të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj.

Kryeministri Rama ka ndarë gjatë verës përmes rrjeteve sociale pamje nga destinacionet turistike të vendit, duke promovuar bregdetin shqiptar dhe aktivitetet që mund të zhvillohen gjatë sezonit të verës.

Aktivitetet ujore mbeten një nga mënyrat më tërheqëse për të zbuluar bregdetin shqiptar, ndërsa ditët e verës në Jon vijojnë të shoqërohen me fluks pushuesish që zgjedhin të shijojnë natyrën, detin dhe peizazhet unike të Rivierës.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›