E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mes nesh”, 18 gra e vajza nga Durrësi çelin ekspozitë pikture

“Mes nesh” titullohet ekspozita e pikturës që bëri bashkë 18 piktore gra dhe vajza nga Durrësi, të cilat përmes veprave të tyre përcollën emocione, histori dhe këndvështrime të ndryshme mbi jetën, ndjenjat dhe përvojat njerëzore.

Çdo pikturë përfaqësonte një zë të veçantë artistik, duke pasqyruar ndjeshmërinë, forcën krijuese dhe talentin e grave në art.

“Është një ekspozitë me një qëllim shumë të bukur: të krijojë dialog mes artistëve, punonjësve të turizmit dhe publikut të gjerë,” tha Alketa Tragaj, Drejtoreshë e Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

“Mes nesh” vjen jo vetëm si një ekspozitë arti, por edhe si një hapësirë dialogu dhe reflektimi përmes krijimtarisë së grave artiste. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 18 mars.

Gazetare: N. Spahiu

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›