E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesazh nga Osmani për Ditën e Autizmit: Më shumë dashuri dhe përkrahje

PRISHTINË, 2 prill /ATSH/Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Ndërgjegjësim ndaj Autizmit, u shpreh se institucionet dhe shoqëria duhet të qëndrojnë krah për krah me fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre.

Osmani ka theksuar rëndësinë e rritjes së mirëkuptimit, mbështetjes dhe dashurisë për këtë kategori, duke nënvizuar se çdo fëmijë meriton të dëgjohet dhe të përkrahet.

Ajo ka bërë thirrje për përfshirje më të madhe dhe kujdes të vazhdueshëm ndaj fëmijëve me autizëm, duke e konsideruar këtë si një përgjegjësi të përbashkët shoqërore.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›