E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesazhe për rininë e të pasurit – Kardinal Troshani: Lutem për të rinjtë, të rikthehen në besim

Kardinali Dom Ernest Troshani, i konsideruar si një “martir i gjallë” i Kishës Katolike, vijon misionin e tij shpirtëror duke mbajtur meshe në çdo famulli të dioqezës.

Në një intervistë për RTSH, Kardinali Troshani u ndal te rëndësia e besimit si dritë udhërrëfyese për çdo njeri.

“Duhet të ndihmoni të varfrit, të sëmurët, të pastrehët sepse shpërblimi i tyre do të jetë i pamat.”, shprehet Kardinali.

Një theks të veçantë Kardinali e vuri tek të pasurit. Sipas tij, pasuria ka kuptim vetëm kur përdoret për të bërë mirë, për të ndihmuar të varfrit.

“Kryesorja për mua është njerëzit që mbrojnë popullin”, tha ai

Kardinali Ernest Troshani mbetet për shqiptarët dhe për gjithë Kishën një simbol i gjallë i sakrificës, i durimit dhe i besimit që triumfon mbi vuajtjen. Ai vijon të frymëzojë gjenerata të tëra me thjeshtësinë dhe urtësinë e tij.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›