E Premte, 6 Nëntor 2026

Mesazhi i ambasadorit amerikan/ Zekthi: SHBA-të paralajmëruan se do jenë të pranishme në zhvillimet e vendit. Uashingtoni ka partner kyç SPAK-un, jo qeverinë

Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në News24 komentoi mesazhin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë ditës së sotme.

Zekthi tha se SHBA-të me mesazhin e tyre, paralajmëruan se do të jenë të pranishme në zhvillimet e vendit.

Sipas tij, Uashingtoni në Shqipëri ka partner kyç SPAK-un dhe jo qeverinë.

“Unë besoj se prania e SHBA-ve në Tiranë do jetë më e lartë, Amerika ka prioritete në Shqipëri.

Një vend zhvillohet duke qenë i drejtë dhe i lirë. Amerika paralajmëroi se do jetë e pranishme në zhvillimet e vendit. Shqipëria është një vend që ka kriminalitet të lartë, ku institucionet bashkëpunojnë me krimin. Fokusi amerikan, që thuhet se do të jetë edhe më i lartë, do të prodhojë një Shqipëri më të mirë dhe të drejtë.

Ambasadori Wendt është gjeneral që vjen me tre yje, ka profilin e një ambasadori amerikan, që duhej të shërbente në një shtet të madh. Kjo tregon se është shtuar vëmendja amerikane ndaj Shqipërisë. Unë mendoj që amerikanët do përpiqen të krijojnë në Tiranë pikën e sigurisë për rajonin.

Ambasadori Wendt është një ambasador me profil të lartë. Wendt ka një raport të ftohtë me kryeministrin Rama dhe me politikanët e tjerë. Ai mendon se kjo qeveri nuk mund të jetë partnere kundër krimit. Wendt sheh partner më të rëndësishëm SPAK-un”, tha Zekthi.

I pyetur se përse ambasada e SHBA-ve në Tiranë nuk reagoi për përplasjen mes Ramës e Veliajt, Zekthi nënvizoi se nuk kemi një reagim publik, por ambasada ndoshta dhe po bashkëpunon me SPAK dhe zhvillime jo-publike për çështjen mund të ndodhin.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›