E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mesfushori Ylber Ramadani do të mungojë në dy ndeshjet e Kombëtares në shtator

TIRANË, 31 gusht /ATSH/ Mesfushori Ylber Ramadani do të mungojë në dy ndeshjet e Kombëtares të shtatorit, miqësores me Gjibraltarin më datë 4 dhe ndeshjes së kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Letonisë në Tiranë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti ka pasur një infeksion të përsëritur të laringut, i cili kërkon pushim për disa ditë dhe terapi me antibiotikë dhe për këtë arsye ai nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes së Kombëtares.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›