Mesila Doda operohet në QSUT, falënderon personelin: U ndjeva si në një strukturë evropiane

TIRANË, 26 prill /ATSH/ Kandidatja për deputete në listën e mbyllur të Partisë Demokratike, Mesila Doda, ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Pas operacionit Doda teksa ka falënderuar personelin e mjekëve dhe infermierëve, thekson se i risollën besimin tek mjekësia publike në Shqipëri.
“Sot pas një ndërhyrje ne QSUT, falënderoj nga zemra prof. Arvin Dibra dhe gjithë ekipin e tij dr. Drini Shehu dr. Majlinda Naco dhe gjithë personelin e mjekëve dhe infermiereve që sot më risollën besimin tek mjekësia publike ne Shqipëri”, shkruan Doda.
Sipas Dodës “profesionalizmi, mirësjellja dhe gatishmëria e tyre më bënë të ndihem si në një strukturë evropiane. Faleminderit nga zemra!”.

/a.f/