E Martë, 3 Nëntor 2026

Drejtori i AMP u pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj tij

TIRANË, 26 prill /ATSH/ Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra ndaj kreut të Agjencisë se Mbikëqyrjes Policore Florjan Sulejmani.

Sipas medieve me kërkesë të prokurorit Valentin Preçi, gjyqtarja Armela Hasantari vendosi të heqë masën e pezullimit, të caktuar nga gjykata e Beratit për Sulejmanin me dyshimin se ka transferuar dy oficerë të policisë gjyqësore në kundërshti me ligjin.

Tashmë hetimet ndaj kreut të AMP do të vijojnë për akuzën e shpërdorimit të detyrës, por pa asnjë masë sigurie.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›