E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mësohet ora, kur do të dorëzohet Salianji në polici, PD bën thirrje për tubim

Deputeti Ervin Salianji pritet të dorëzohet më vonë gjatë ditës së sotme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ndërkohë, demokratët kanë bërë thirrje për një tubim në Drejtorinë e Policisë.

Përkrahësve të PD iu është kërkuar që të marrin pjesë në një tubim sot në orën 17:00 në mbrojtje të Salianjit.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi tha se grupi i PD kishte vendosur në mënyrë unanime të ngujohej në selinë blu, por Salianji vendosi të dorëzohet e të mos e zbatojë vendimin e grupit.

SMS I PARE

Pershendetje!
Sot ne ora 16:45 deputeti i PD z.Salianji praraqitet prane drejtorise te policise Tirane (M.Shyri) ju lutem per pjesmarrje maksimale njoftoni ke te mundeni.

SMS i DYTE
Mesazhi i Grupit te PD: 

Përshëndetje, të nderuar miq, ju bëj me dije këtë lajm urgjent.

Ditën e sotme, në orën 17.00 të mblidhemi para Drejtorisë së Policisë( tek Myslym Shyri) në mbrojtje të deputetit Ervin Salianji.

Goditja që I bëhet Salianit është goditje që I bëhet të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

Mirë u takofshim

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›