E Diel, 1 Nëntor 2026

Mësonjëtorja e parë shqipe, në ditën e 7 Marsit qytetarë, nxënës e arsimtarë vizitojnë shkollën në Korçë

Me rastin e 139-vjetorit të hapjes së Mësonjëtores së Parë Shqipe, shumë vizitorë, mësues dhe nxënës kanë zhvilluar vizita në ambientet e muzeut të shkollës së parë shqipe në Korçë.

Kjo shkollë historike, e njohur si Mësonjëtorja e Parë Shqipe, u hap më 7 mars 1887 dhe mbetet një nga simbolet më të rëndësishme të arsimit dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Në këtë ditë të shënuar, grupe nxënësish nga shkollat e Korçës, por edhe mësues e vizitorë të ardhur nga treva të ndryshme shqiptare, kanë vizituar muzeun për të njohur nga afër historinë e arsimit shqip dhe sakrificat e patriotëve që bënë të mundur hapjen e shkolles.

Gjatë vizitave, nxënësit janë njohur me dokumente historike, fotografi dhe materiale që tregojnë rrugëtimin e arsimit në gjuhën shqipe, si dhe me figurat e para të mësuesve që kontribuan në përhapjen e dijes.

Për shumë prej tyre, kjo vizitë është një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për mësuesit dhe për ata që hodhën themelet e shkollës shqipe, duke e kthyer 7 Marsin jo vetëm në një festë, por edhe në një ditë kujtese për historinë e arsimit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›