E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta lë për disa orë qelinë, merr pjesë në funeralin e babait në Skrapar

Ilir Meta ka mbërritur në fshatin Çepan të Skraparit, aty ku edhe do të mbahet ceremonia e varrimit të babait të tij, Rexhep Meta, që ndërroi jetë ditën e djeshme.

Meta doli nga qelia në burgun 313 mëngjesin e sotëm, ndërsa transporti i tij është kryer nën masa sigurie.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, ka organizuar shoqërimin e Metës nga paraburgimi për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit.

Ceremonia mortore pritet të zhvillohet në orën 12:00. Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›