E Diel, 1 Nëntor 2026

Detaje nga grabitja e OTP/ Autori ndoqi qytetaren deri te arka. Si ia rrëmbeu paratë nga dora

Mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një filial të OTP Bank në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se, autori ka ndjekur një të moshuar e ishte nisur drejt bakës për të depozituar para. Ai është futur pas saj në institucion dhe me një mjet në dukej si armë e ka kërcënuar dhe i ka grabitur para që do të dorëzonte në arkë.

Ai ka qenë i pajisur me kokore, dhe menjëherë pas grabitjes është larguar pa gjurmë me anë të një skuteri.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›