Shpërndante lëndë narkotike nëpër qytet, në pranga 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë, pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Sarandës.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat dyshohet se i shiste në lagje të ndryshme të qytetit të Sarandës.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara dhe bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan punën dhe goditën një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, ku si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 29-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat dyshohet se i shiste në lagje të ndryshme të qytetit të Sarandës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.