Milan, flet trajneri: Në Europa League tregojmë veten, japim maksimumin ndaj Ferencvaros

Tekniku i Milanit, Amorim doli në konferencë para sfidës ndaj Ferencvaros në Europa League.
“Ndeshja me Interin ka kaluar. Duhet të mendojmë për Europa League, që për ne është shumë e rëndësishme. Në ndeshjen e fundit patëm vazhdimësi në lojë, në të tjerat jo. Nesër duhet të fitojmë, sepse objektivi ynë është të shkojmë deri në fund të Europa League.
Turnover ndaj Ferencvaros? Ndeshja më e rëndësishme është ajo e radhës, megjithatë duhet të kemi kujdes me disa lojtarë. Kemi shumë ndeshje të luajtura në periudhën e fundit, nuk mund të humbasim të tjerë lojtarë.
Kur ka sforco, rrezikohet të humbasësh lojtarë për një muaj apo një muaj e gjysmë. Luajmë me një kundërshtar të rëndësishëm, që ka 9 pikë në këtë kompeticion dhe nuk ka humbur në kampionat”.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb