E Diel, 1 Nëntor 2026

“Milano-Cortina 2026”, Dauti dhe Brunga e mbyllin garën në sllallom pas lëshimit të parë

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Skiatoret shqiptare Semire Dauti dhe Lisa Brunga përfunduan aventurën e tyre në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”, pas garës së sllallomit për femra.

Semire Dauti nuk arriti të përfundojë lëshimin e parë, pasi gaboi në sektorin e dytë të pistës dhe u detyrua të braktisë garën, duke mos regjistruar kohë zyrtare.

Ndërkohë, 17-vjeçarja Lisa Brunga përfundoi zbritjen e saj të parë me kohën 57.58 sekonda, por nuk do të jetë pjesë e lëshimit të dytë, pasi është skualifikuar nga komisarët e garës.

Gara e sllallomit për femra vijon me sportistet e kualifikuara për lëshimin e dytë, që do të përcaktojë renditjen përfundimtare në këtë disiplinë.

1 nga 2

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›