Milano-Cortina 2026 në RTSH/ Quentin Fillon Maillet merr të artë në garën sprint të biathlon-it për meshkuj!

Biathlon sjell një tjetër medalje të artë për Francën në Lojrat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026.
Në garën e transmetuar vetëm pak çaste më parë në RTSH Sport HD, Quentin Fillon Maillet triumfoi në garën sprit të biathlon. Për skiatorin në fjalë kjo ishte medalja e shtatë (katër të arta, tre argjendi) e fituar në Lojrat Olimpike Dimërore.
Skiatori francez arritit që të mposhte konkurencën e fortë të rivalëve nga Noregjia falë kohës 22:53.1. Christiansen (23:06.8) dhe Lægreid (23:09.0) plotësuan podin falë një gare të luftuar deri në metrat e fundit.