Milano-Cortina 2026 në RTSH/ Xhepa siguron lëshimin e dytë në Slalomin Gjigant, Lucas Pinheiro Braathen shtang favoritët në zbritjen e parë

Milano-Cortina 2026 ofron sot njërën prej garave më të bukura të Lojrave Olimpike Dimërore. Në Stelvio vetëm pak çaste më parë u mbyll lëshimi i parë i skiatorëve në disiplinën e Slalomit Gjigant për meshkuj.
Protagonist absolut i këtij sesioni të parë, të transmetuar ekskluzivisht në RTSH 1 HD dhe RTSH Sport HD, ishte skiatori nga Brazili Lucas Pinheiro Braathen (1:13.92), i cili la pas favoritët si Marco Odermatt (1:14.87) dhe Loïc Meillard (1:15.49).
Skiatori i Shqipërisë e ka mbyllur në vendin e 34-t! Sot në pistën e Stelvios në Bromio, 22-vjeçari Xhepa i mbylli dy provat me kohën totale 2 minuta, 35 sekonda e 91 të qindtat; ose thënë ndryshe 10.91 sekonda pas kampionit që shkroi historinë për Brazilin, Lucas Braathen Pinheiro.