E Hënë, 2 Nëntor 2026

Milano Cortina 2026, nesër Colturi e Dauti garojnë në sllallomin gjigant

TIRANË, 14 shkurt /ATSh/ Nesër skiatoret që përfaqësojnë ngjyrat kuq e zi, Lara Colturi dhe Semire Dauti, do të garojnë në disiplinën e Sllallomit gjigant në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.

Gara nis në orën 10:00 me zbritjen e parë dhe në orën 13:30 me zbritjen e dytë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u uroi sot dy skiatoreve suksese në këtë garim të rëndësishëm ndërkombëtar.

Ditën e sotme ishte 22-vjeçari Denni Xhepa që mbylli garimin e tij në disiplinën e sllallomit gjigant në Skitë Alpine në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano Cortina. Ai u rendit në vendin e 34-t në këtë disiplinë, ku në total morën pjesë 81 skiatorë.

Denni Xhepa do të kthehet të garojë në 16 shkurt në disiplinën e Sllallomit, ndërkohë që e diela do të jetë dita e vajzave kuqezi që do të garojnë në Sllallomin gjigant, ku pa dyshim vëmendja më e madhe do të jetë te Lara Colturi, që në renditjen e përgjithshme është në dhjetëshen më të mirë të botës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›