E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshje shiu në Lezhë, Policia në terren për menaxhimin e trafikut


TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë zonën e Lezhës, shërbimet e Policisë Rrugore janë në terren për të monitoruar dhe menaxhuar qarkullimin.

Policia njofton se qarkullimi nuk është i bllokuar, por u kërkohet drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë shpejtësinë e lejuar dhe sinjalistikën rrugore, veçanërisht gjatë natës apo në zonat me fushëpamje të kufizuar.

Qytetarët këshillohen të ndjekin paralajmërimet për rrugë të rrëshqitshme dhe zona të rrezikshme. Për çdo situatë emergjence, mund të telefonojnë numrin 112.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›