E Diel, 1 Nëntor 2026

Milano Cortina-Semire Dauti kualifikohet në finale, e pafat Kiana Kryeziu

TIRANË, 15 shkurt/ATSH/ Pas Lara Colturit në garën e sotme në slalomin gjigant në Lojërat Olimpike, Milano Cortina 2026, ka debutuar edhe skiatiorja tjetër kuqezi, Semire Dauti.

18-vjeçarja ka kaluar me sukses lëshimin e parë, duke zënë vendin e 52-të në renditjen e përgjithshme dhe ka siguruar një vend në lëshimin e dytë, që do të nisë në orën 13:30.

E pafat skiatorja kosovare Kiana Kryeziu gabon në lëshimin e parë në slalomin gjigant dhe për pasojë nuk arrin që të kualifikohet në finale.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›