E Diel, 1 Nëntor 2026

Milo i PDS Korrektim ose ikim nga koalicioni

TIRANE- Aleatet e vegjel te PS jane teper te shqetesuar ne lidhje me reformen zgjedhore dhe ne vecanti ne lidhje me aleatin e tyre te madh per faktin se sa dhe si po i mbron te drejtat e tyre ne kete komision. Ne lidhje me bashkimin e tre partive ne nje konfigurim te vetem perkrah socialisteve per kreun e PDS-se Paskal Milo eshte vetem nje ide qe ka filluar te diskutohet se si mund te maksimalizojne voten ne zgjedhjet e ardhshme.

Qe nga jugu i vendit ku gjendet ne nje tur takimesh me drejtuesit e degeve te partise qe ai drejton Milo paralajmeron nje dalje nga koalicioni me PS nese nuk do te shkohet drejt nje sistemi me korrektim kombetar. Nese nuk do te kete ndryshime te Kodit zgjedhor ne do te jemi te prirur te ndertojme nje formacion te perbashket elektoral vecmas dhe te ndare nga PS. Por nese do te behet elementi korrektimit kombetar dhe do te kete garanci per numerimin e votave ne do te shkojme ne nje koalicion te perbashket me PS tha Milo.

Nje deklarate qe ka hedhur shume pista dyshimi per mundesine e hyrjes ne zgjedhje te opozites si nje aleance e bashkuar. Nderkohe qe nisja nga puna e Komisionit per Reformen Zgjedhore si dhe mos pasjen e asnje sinjali deri me tani per ndryshimin e sistemit zgjedhor ka vene ne levizje dhe partite e tjera te majta pjese e koalicionit me PS.

PSD prej kohesh ka qene per bashkime brenda te majtes per nje koordinim sa me te mire veprimeve te partive opozitare te majta dhe per institucionalizimin e ketyre bashkimeve. Jemi ne kontakt dhe kemi punuar vazhdimisht qe ky bashkepunim te jete sa me i mire thote Gjinushi. Nga ana e tij Koci i PSV 91 shprehet se eshte nje projekt per te bashkuar veprimin organizativ sidomos eloktoral jo vetem te tre partive tona PSV PSD dhe PDS por edhe te ndonje partie tjeter ne menyre qe koalicioni ku ne bejme pjese qe drejtohet nga PS te jete me efektiv ne tregun politik. Koci e Gjinushi thone se bashkimi i partive te tyre per shtimin e efikasitet gjate zgjedhjve do zhvillohet brenda koalicionit me PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›