E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhia trageti keput litaretbllokon punen ne portin e Vlores

Te tjera rreth shkrimit Qafe Thane bllokohen 20 kamione VLORE- Moti i keq dhe reshjet e shoqeruara me stuhi kane shkaktuar probleme ne portin e Vlores. Mediat raportojne se mengjesin e sotem trageti i linjes Vlore-Brindisi i cili prej 16 muajsh nuk funksionon ka keputur litaret dhe ka dale ne ceketine duke penguar punen normale ne port.

Trageti ne momentin e keputjes se litareve ka qene pa marinar ne bord dhe eshte spostuar midis dy kalatave. Sipas specialisteve te portit kjo situate e rende mund te bllokoje totalisht punen ne portin e Vlores pasi tragetet dhe anijet tregetare nuk mund te manovrojne dhe rrezikohen nga ky traget.

Forcat detare po perpiqen qe me dy rimorkiatore ta nxjerrin anijen ne det dhe ta riankorojne ne mol por kjo duket e pamundur pasi dallget e kane zhytur anijen ne rere. Trageti i linjes Vlore-Brindisi ka dale nga itinerari I levizjes rreth 16 muaj me pare per shkak te procedurave me shtetin italian dhe qe prej asaj kohe kjo anije ka qene problem per punen normale ne portin e Vlores duke mos ditur ku ta cojne.

Ish-pronaret kane problem me shtetin italian dhe prokuroria e Vlores se bashku me ate italiane e kane nen sekuestro prej 2 muajsh kete traget. Nderkohe po kerkohet ndihme edhe nga Durresi per nxjerrjen ne kalate te ketij trageti me vlere 300 mije euro. Ajo qe mbetet shqetesuese eshte fakti se ky traget rrezikon te perplaset me anijet e tjera nese kushtet klimaterike do te perkeqesohen ne vijim raporton Ora news.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›