E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mimoza Ahmeti ‘martohet’ me Ilir Shaqirin në pishinë, pamjet nga dasma e ‘Fermës’

Vetëm një ditë para finales së madhe të edicionit të tretë të Ferma VIP, në fermë është zhvilluar një ceremoni simbolike që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Në kuadër të lojës, balerini Ilir Shaqiri dhe poetja Mimoza Ahmeti kanë kurorëzuar simbolikisht lidhjen e tyre. Gjatë ceremonisë, të dy shkëmbyen betime dhe puthje, duke krijuar një nga momentet më të komentuara të spektaklit.

Pas celebrimit, Ilir Shaqiri e mori në krah Mimoza Ahmetin dhe të dy u hodhën në pishinë, ku vijuan momentet festive mes përqafimeve dhe puthjeve.

Në garën për çmimin e madh, krahas Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit, janë edhe Elvis Pupa, Soni Malaj dhe DJ Bujaka.

Finalja e Ferma VIP do të zhvillohet të hënën, duke shënuar përmbylljen e edicionit të tretë të reality show-t, i cili nisi më 27 mars nën moderimin e Arbana Osmanit.a.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›