E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministrat e Jashtëm të BE bien dakord për zgjatjen e afateve për sanksionet ndaj Rusisë

Kaya Kalas, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, njoftoi sot se ministrat e Jashtëm të BE, janë dakordësuar që të zjasin me 6 muaj sanksionet ndaj Rusisë.

“Ky vendim do të vazhdojë të privojë Moskën nga të ardhurat për të financuar luftën e saj. Rusia duhet të paguajë për dëmin që po shkaktojnë”, tha Kalas.

Sanksionet ekonomike, të cilat u vendosën ndaj Moskës, përfundojnë më 31 janar, por ministrat e jashtëm të BE-së vendosën sot njëzëri t’i zgjasin edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›