E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ekzekutimi i Irakli Davellës, mediat greke: Dy autorët shqiptarë vrasës me pagesë, çfarë u zbulua në kontrollin e banesës së tyre

Policia greke arrestoi këtë të hënë (27 janar) dy shqiptarë të cilët akuzohen se janë përfshirë në vrasjen e bashkatdhetarit të tyre, Irakli Davella dhe plagosjen e rëndë të 46-vjeçarit Edi Lulo alias Etmond Hysa.

Mediat greke shkruajnë se autorët janë ekzekutorë profesionistë. Ata vepruan shpejt, pasi gjuajtën me breshëri plumbash viktimën. Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe u konfiskuan ndër të tjera edhe dy kallashnikovë.

Gjithashtu, nga të dhënat e deritanishme rezulton se dy autorët janë paguar për vrasjen, pra bëhet fjalë për vrasje me pagesë.

Dy të arrestuarit janë 43 dhe 45 vjeç dhe siç rezultoi nga hetimi i EL.AS-it, dy shqiptarët janë me precedent të mëparshëm penalë. Konkretisht njëri për trafik droge dhe tjetri për vjedhje.

Sipas informacioneve, autorët pas vrasjes janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë Renault Katzar ngjyrë të errët me targa false dhe janë parkuar në një park në Nea Smyrni.

Drejtuesit e EL.AS. përmes informacioneve dhe pamjeve të kamerave në zonë kanë arritur të lokalizojnë mjetin e përdorur nga autorë të panjohur deri atëherë.

Vlen të theksohet se gjatë hetimeve për vrasjen, njëri nga dy të arrestuarit shkoi pesë herë në Shqipëri. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›