E Martë, 3 Nëntor 2026

Ministri Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është takuar këtë të martë, më 15 korrrik, me dy anëtarë të Bundestagut gjerman, Tilman Kuban dhe David Preisendanz, të cilët janë pjesë e Bashkimit Kristian Demokrat (CDU).

Forcimi i partneritetit dypalësh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe agjenda evropiane ishin pjesë e bashkëbisedimit të tyre.

Siç bën me dije vetë ministri, në bisedën mes tyre ai vlerësoi Gjermaninë si një partner kyç strategjik në procesin e reformave dhe integrimin evropian të Shqipërisë.

“Gjatë takimit të sotëm me anëtarë të Bundestag, mirëprita dialogun e hapur dhe riafirmova rëndësinë e diplomacisë parlamentare në ndërtimin e besimit dhe avancimin e objektivave tona të përbashkëta evropiane. Presim me padurim të çojmë këtë bashkëpunim edhe më përpara.”- shkruan ai në një postim në Facebook, ku ka ndarë dhe disa foto nga ky takim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›