E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministri Hoxha takohet me përfaqësuesit e BE në Berlin, ambasada gjermane zbulon detajet

Ambasada gjermane ka reaguar në lidhje me takimin e mbajtur në Berlin me përfaqësuesit e BE. I pranishëm në takim ishte edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada shkruan se janë diskutuar për masat që duhet të përmirësohen për krimin dhe trafikimin e qenieve njerëzore, migracioni i parregullt, krimi i organizuar.

“Në kuadër të Procesit të Berlinit, Ministrat e Brendshëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor u takuan dje me Ministren Federale Faeser, si dhe përfaqësues të BE-së dhe shteteve të tjera evropiane. Nga pala shqiptare mori pjesë Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.  U diskutuan masa të shumta për përmirësimin e bashkëpunimit në luftën kundër: Migracionit të parregullt  Krimeve të kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore  Krimit të organizuar Konkretisht, ndër të tjera, do të përmirësohet shkëmbimi i të dhënave dhe rajoni do të lidhet më shpejtë me Sistemin Evropian për Krahësimin e të Dhënave Biometrike të Azilkërkuesve”, shkruan ambasada gjermane. /vizionplus.tv  

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›