E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci këtë të martë po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin, e cila mbledh përfaqësues të lartë politikë, diplomatikë dhe ushtarakë për të diskutuar për sfidat aktuale në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes në Evropë.

Sipas njoftimit, në kuadër të kësaj konference, ministri Maqedonci u ftua si panelist në debatin kryesor të nivelit të lartë me temë “Parandalimi përmes vigjilencës: Si të frenohet ndërhyrja ruse?”, së bashku me përfaqësues të lartë të NATO-s dhe të Gjermanisë.

Gjatë diskutimit u trajtuan kërcënimet që burojnë nga ndërhyrjet dhe ndikimi rus, sfidat aktuale të sigurisë evropiane, si dhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të forcuar kapacitetet e saj mbrojtëse dhe për të kontribuuar vazhdimisht në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, duke bashkëpunuar me partnerët strategjikë”, thuhet në njoftim.

Lajme të Sugjeruara

Kryeministri Tofan: Moldavia dyshon se pas sulmit të madh kibernetik qëndron një aktor i huaj shtetëror

Kryeministri Tofan: Moldavia dyshon se pas sulmit të madh kibernetik qëndron një aktor i huaj shtetëror

Përplasen dy helikopterë pranë një kampi në malin Everest, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër (VIDEO)

Përplasen dy helikopterë pranë një kampi në malin Everest, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër (VIDEO)

Dhuna ndaj studentëve të shoqëruar, Prokurori i lartë i Serbisë merr përsipër hetimin ndaj komandantit të lartë të policisë

Dhuna ndaj studentëve të shoqëruar, Prokurori i lartë i Serbisë merr përsipër hetimin ndaj komandantit të lartë të policisë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›