Trump: Groenlanda është dhurata më e madhe që na ka dhënë Evropa

3 Nëntor 2026 | 16:32
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë një interviste në rrjetin televiziv amerikan Fox ka përmendur Groenlandën duke e përshkruar atë si “dhuratën më të madhe” që SHBA- të kanë marrë ndonjëherë nga Evropa.
“Evropa ishte e mirë. Ata thjesht u dhanë Shteteve të Bashkuara dhuratën më të madhe që kemi marrë ndonjëherë. E dini çfarë ishte? Groenlanda”, tha Trump.
Fragmenti përkatës nga intervista u publikua edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
Në shtator, SHBA-të, Danimarka dhe Groenlanda nënshkruan një marrëveshje që synonte t’i jepte fund tensioneve pas kërcënimeve të përsëritura të Trump për të marrë kontrollin e ishullit, i cili ka pasuri të konsiderueshme minerale dhe është një rajon vetëqeverisës i Danimarkës.
Marrëveshja zgjeron rolin e ushtrisë amerikane në Groenlandë, duke hapur rrugën për krijimin e dy bazave të reja ushtarake dhe vendosjen e sistemit anti-raketë “Kupola e Artë” të promovuar nga Trump. Në të njëjtën kohë, ajo riafirmon sovranitetin danez mbi ishullin dhe të drejtën e banorëve të tij për vetëvendosje.
Parlamenti danez pritet ta shqyrtojë projektligjin në një lexim të parë më 11 nëntor, i ndjekur nga një lexim dhe votim i dytë më 19 nëntor. Marrëveshja ekzekutive do të hyjë në fuqi pasi të ratifikohet nga Danimarka dhe Grenlanda dhe nuk kërkon miratim nga Senati i SHBA-së.
Lajme të Sugjeruara
- 16:24 Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse
- 16:09 Kryeministri Tofan: Moldavia dyshon se pas sulmit të madh kibernetik qëndron një aktor i huaj shtetëror
- 15:56 Panairi i 29-të i Librit shtyhet për në dhjetor, organizatorët: Situata e tensionuar në Tiranë rrezikon pjesëmarrjen e vizitorëve
- 15:56 “Historitë e çmendura të Tiranës”, libri i ri i Ben Blushit
- 15:42 Përplasen dy helikopterë pranë një kampi në malin Everest, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër (VIDEO)
- 15:32 Tensione te Ministria e Arsimit, policia hap qarkullimin te “Rruga e Durrësit” dhe shoqëron disa protestues
Kryefaqja