E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Salla: Agroturizmi në Prezë siguron prodhime nga fermerët vendas

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh nga vizita në një kantinën në Prezë, duke e vlerësuar atë si një nga agroturizmat e para të certifikuara në vend dhe një shembull të suksesshëm të bashkëpunimit mes agroturizmit dhe fermerëve vendas.

Sipas ministrit, kantina është mbështetur edhe nga Skema Kombëtare dhe ka ndërtuar një rrjet të qëndrueshëm bashkëpunimi me fermerët e zonës, prej të cilëve siguron një pjesë të prodhimeve cilësore “Made in Albania”.

Ai theksoi se agroturizmi u ofron vizitorëve vendas dhe të huaj një eksperiencë autentike, duke promovuar verërat shqiptare të prodhuara nga kultivarë autoktonë dhe vlerat e trashëgimisë bujqësore të vendit.

“Dhe nga Kantina Enol në Prezë, një nga agroturizmet e para të certifikuara, e mbështetur edhe nga Skema Kombëtare, që ka ndërtuar një rrjet të qëndrueshëm bashkëpunimi me fermerët e zonës, prej të cilëve siguron një pjesë të prodhimeve cilësore MadeInAlbania, ndërsa u ofron vizitorëve vendas e të huaj një eksperiencë autentike me verërat shqiptare të prodhuara nga kultivarë autoktonë, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan ministri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›