E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministri Vengu pret homologun bullgar Atanas Zapryanov: Së bashku në misionet për sigurinë evropiane

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, priti sot Ministrin e Mbrojtjes të Bullgarisë, Atanas Zapryanov, i cili zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga një delegacion i lartë.

Gjatë takimit të dy ministrat theksuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke vlerësuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal përballë sfidave të përbashkëta në Evropën Juglindore.

Në qendër të diskutimeve ishin projektet strategjike për industrinë dhe infrastrukturën, përfshirë Korridorin VIII dhe portin në Porto-Romano, si nyja të rëndësishme për rritjen e lëvizshmërisë së forcave aleate të NATO-s në rajon.

Ministrat rikonfirmuan angazhimin për të vijuar kontributin e përbashkët në misionet ndërkombëtare, ku Shqipëria dhe Bullgaria shërbejnë së bashku në Forcën e Përparuar të NATO-s në Bullgari dhe në misionin KFOR në Kosovë, si dëshmi e vendosmërisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›