Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela takon drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadiç

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u takua me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadiç.
Në takim u diskutua në lidhje me forcimin e bashkëpunimit në luftën ndaj veprimtarive kriminale që prekin të dy vendet, përmes përdorimit efikas të instrumenteve të bashkëpunimit ndërkombëtar, si Eurojust, krijimit të grupeve të përbashkëta hetimore, si dhe hetimeve paralele.
Koordinimi i hetimeve edhe në kuadër të Projektit për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor, i mbështetur nga Eurojust, u vlerësua si mjaft i rëndësishëm në drejtim të goditjes së krimit ndërkufitar në rajonin tonë.
/rtsh.al/