Ministri Vengu publikon pamje nga stërvitja e përbashkët e forcave speciale të Shqipërisë dhe Turqisë

Forcat Speciale të Shqipërisë dhe ato të Turqisë kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët ushtarake, me qëllim rritjen e ndërveprueshmërisë dhe shkëmbimin e eksperiencave mes njësive elitë.
Lajmi është bërë i ditur këtë të mërkurë nga Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar disa momente pikante nga kjo stërvitje.
“Foto nga stërvitja e përbashkët e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Turqisë!”, shkruan Vengu.
/rtsh.al/