E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministri e propozoi si drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kush është Ilir Proda

Ilir Proda është emri i propozuar nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, për të marrë postin e drejtorit të përgjithshëm të Policsë së Shtetit.

Kush është Ilir Proda?

Prej marsit të vitit 2023, Ilir Proda, mban postin e drejtorit të Policisë Elbasan.

Proda ka diplomë avokati dhe master shkencor për të drejtë penale. Po ashtu ka marrë pjesë në kurse e seminare të ndryshme ku është pajisur me certifikatë.

Me një karrierë gati 19 vite në Policinë e Shtetit,  Proda e nisi karrierën e tij në uniformat blu në vitin 2005 fillimisht si specialist i policisë kriminale në komisariatin nr. 3.

Më pas, për shumë vite ka shërbyer si specialist në komisariate dhe në drejtorinë e përgjithshme.

Në 2013 ai emërohet shef komisariati, detyrë të cilën e mbajti gati një vit dhe dy vite të tjera, deri në vitin 2016 shërbeu si shef i komisariatit të Bulqizës.

Në korrik të vitit 2019 pasi merr gradën kryekomisar ai emërohet zv. drejtor për hetimin e krimeve në Korçë.

Ndërsa në 2021 emërohet në po të njëjtën detyrë në policinë e Elbasanit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›