Ministri i Brendshëm hedh poshtë akuzat e opozitës: Efektivët në protesta nuk pajisen me armë zjarri

Dhuna, djegia, shkatërrimi dhe goditja ndaj punonjësve të policisë nuk do të tolerohet. Ky është paralajmërimi që zgjodhi ti japë opozitës nga qyteti i Shkodrës ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, duke hedhur poshtë pretendimet e PD se një efektivi i FNSH në oborrin e Kuvendit ishte i armatosur
“Keqardhje për opozitën, që ushtroi dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe gardës, që ishin atje për të kryer detyrën,. E drejta e tubimit garantohet nga ana e punonjësve të policisë, ndërsa e drejta e dhunës, goditjes, shkatërrimit, goditjes së policisë, nuk tolerohet. Policia është shprehur qartë se nuk ka pasur asnjë tentativë ë nxjerrjes së armës nga efektivi, në ligjin për tubimet është e përcaktuar nga rastet kur përdoren armët e zjarrit, nuk kanë pasur dhe s’kanë qenë të pajisur me armë zjarri”, tha ministri.
Sipas ministrit Hoxha forma dhe mënyra e intimidimit dhe imponimit të kësaj opozite me mjete shkatërruese e djegëse bie ndesh me parimet e demokracisë.
“Forcat e policisë kanë qenë atje për të bërë detyrën dhe mbrojtjen e institucioneve, ndjej keqardhje që forma dhe mënyra e intimidimit dhe imponimit të kësaj maxhorance me mjete shkatërruese djegëse, nuk është forma e duhur dhe ndesh me parimet e demokracisë.policia është për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike konform ligjeve, asnjë kapërcim tjetër asnjë kapërcim tjetër nuk do lejohet në kuadër të mbrojtjes së institucioneve”, u shpreh ai.
Së bashku me drejtorin e policisë së shtetit, Hoxha ju bashkua në Shkodër aktivitetit të organizuar, në kuadër të Ditës Europiane Kundër Trafikimit të Personave. /vizionplus.tv