E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm i Izraelit uron Spiropalin: Vlerësojmë miqësinë midis dy vendeve, pres me padurim forcimin e mëtejshëm të partneritetit

Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar uroi kryeministrin Edi Rama dhe ministren e re të Jashtme, Elisa Spiropali për marrjen e detyrës sot si ministre e Jashtme.

Ai shtoi se mezi pret që partneriteti mes Izraelit dhe Shqipërisë të vazhdojë të forcohet.

“Duke i uruar Ministres së re të Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali shumë suksese në rolin e saj të ri. Ne e vlerësojmë shumë miqësinë e gjatë midis kombeve tona dhe e vlerësojmë veçanërisht miqësinë e Kryeministrit Edi Rama. Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë!”, shkroi ministri izraelit Gideon Sa’ar në X.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›