Telefonata Trump-Xi Jinping, dy liderët diskutuan për marrëveshjen tregtare dhe situatën gjeopolitike

Presidenti kinez, Xi Jinping dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump zhvilluan sot një bisedë telefonike, sipas mediave shtetërore kineze, në një komunikim të shumëpritur midis dy udhëheqësve, mes tensioneve tregtare dhe gjeostrategjike.
“Presidenti kinez Xi Jinping pati një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump”, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.Presidenti amerikan e kishte njoftuar komunikimin e sotëm në ditët e mëparshme, kur po fliste për marrëveshjen SHBA-Kinë për TikTok.
Telefonata vjen në një kohë tensionesh mes dy superfuqive për shkak të luftës në Ukrainë dhe pas samtit SCO në Pekin me Rusisë, Kinës, Koresë së Veriut e disa vende të tjera aleate të bllokut lindor.