E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Jashtme e Izraelit reagon pas incidentit në fluturimin Dubai–Izrael: Përpjekje për të rrëmbyer avionin –

Ministria e Jashtme e Izraelit ka reaguar pas incidentit të regjistruar sot në fluturimin Dubai–Izrael, duke e cilësuar ngjarjen si një përpjekje për rrëmbimin e avionit, në të cilin ndodheshin 172 persona, 169 prej tyre izraelitë.

Në reagimin e saj, ministria e ka lidhur incidentin me një seri sulmesh që i përshkruan si akte terroriste xhihadiste kundër Izraelit. Sipas saj, fakti që në incident u përfshinë një kompani ajrore nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe pasagjerë izraelitë nuk ishte i rastësishëm.

Deklarata e plotë:

Lidhur me incidentin e sotëm që përfshiu fluturimin Dubai – Izrael në përpjekjen për rrëmbimin e avionit me 172 persona në bord, 169 prej të cilëve izraelitë – ky është një rast që i shtohet një sërë akteve terroriste xhihadiste kundër Izraelit.

Izraeli vazhdon të jetë në shënjestër të sulmeve. Është vendi më i sulmuar në botë. Këtë herë, në një mënyrë që të kujton ngjarjet e 11 shtatorit.

Nuk është rastësi që u zgjodh një kompani ajrore nga Emiratet dhe pasagjerë izraelitë. Kjo ishte një përpjekje për të goditur partnerët kryesorë të paqes dhe të Marrëveshjeve të Abrahamit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›