E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra zjarri, 2 aktive. Dy helikopterë ndërhyjnë për të shuar zjarrin në Finiq

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se gjatë orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 13 vatra zjarri në zona të ndryshme të vendit. Nga këto, 2 vatra mbeten ende aktive, 9 janë shuar ndërsa 2 të tjera janë nën monitorim të vazhdueshëm për të shmangur rindezjen apo përhapjen e mundshme.

Momentalisht nuk ka rrezik për banesa.

Forcat zjarrfikëse, me ndihmën edhe të Forcave të Armatosura po vijojnë ndërhyrjet në disa zona të vendit për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Sakaq në Finiq të Vlorës, dy helikopterë të FA janë duke kryer operacione intensive nga ajri, duke mbështetur forcat tokësore në shuarjen e flakëve.

Aktualisht aktive mbeten vatrat në Pezë Helmës, njësia Pezë, Tiranë: Vatra e zjarrit po mbahet në mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Sot janë shfaqur disa vatra të vogla brenda perimetrit të djegur.

 Ibë, njësia Bërzhitë, Tiranë: Është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe mare, pranë zonës ku një vatër u shua një ditë më parë. Terreni është i paarritshëm për mjetet zjarrfikëse. Në ndërhyrje kanë marrë pjesë 12 forca zjarrfikëse me pajisje individuale dhe 4 forca të APR.

 Parku Natyror Gërmenj, njësia Leskovik: Vijon puna për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e 3 mjeteve dhe 14 efektivëve zjarrfikës të MZSH Kolonjë, si dhe 6 forcave policore.

Fshati Dërmish, njësia Finiq, Vlorë: Vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre. Në terren po veprojnë 5 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë të MZSH Finiq, 20 forca vullnetare dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë operacione nga ajri për shuarjen e flakëve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›