E Hënë, 2 Nëntor 2026

Turizmi në zonat e mbrojtura, Valbona në Tropojë dhe Shtegu i Ngjyrave në Kukës destinacione të preferuara

Gjatë sezonit veror, atraksionet turistike janë vizituar nga një numër i lartë vizitorësh, si të huaj ashtu edhe vendas.

Lefter Gjana, Drejtor i Administrimit të Zonave të Mbrojtura, thotë se Valbona dhe “Shtegu i Ngjyrave” mbeten destinacionet më të frekuentuara.

“ Vazhdon të vizitohet shumë shtegu në Valbonë. Për një periudhë 1-ditore mund të kemi 200 deri 300 vizitorë. “Shtegu i Ngjyrave” është nja nga destinacionet më të frekuentura, sai përket rrjetit të zonave të mbrojtura”, tha Gjana.

Sipas tij, nga informacionet e mbledhura rezulton se ka një rritje me rreth 15% më shumë turistë krahasuar me vitin e kaluar.

“Monitorojmë vizitorët, duke grumbulluar informacione nga guida turistike, bujtinat apo dhe informacionet tona që kemi në terren. Kemi një rritje të frekuentimit të vizitorëve, rreth 15 % më shumë“, tha Gjana.  

Një problem që mbetet ende shqetësues janë mbeturinat e lëna nga vizitorët, të cilët shpesh nuk kujdesen të marrin me vete gjërat që konsumojnë.

“…ky vijon të mbetet një problem në vazhdimësi pasi shumë grupe vizitorësh kryejnë aktivitete ose guidën dhe nuk i marrin mbeturinat”, tha ai.

Promovimi i këtyre zonave, shenjimi i shtigjeve dhe monitorimi i tyre kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e numrit të turistëve nga viti në vit.

Gazetar: Dashmir Shehu

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›