Ministria e Shëndetësisë: Gjashtë policë të lënduar, po marrin trajtim mjekësor te Trauma dhe QSUNT

TIRANË, 22 mars/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se 6 efektivë policie janë lënduar nga protesta e gjashtë kombëtare e opozitës në Tiranë.
Sipas MSHMS-së, katër efektivë policie janë paraqitur në Spitalin e Traumës, ndërsa dy të tjerë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet, ku po marrin trajtim mjekësor.
MSHMS bën të situr se gjendja e efektivëve paraqitet e qëndrueshme.
Gjatë protestës së sotme mbështetësit e opozitës kanë sulmuar me fishekzjarre dhe molotovë drejt godinës së Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera ku mbetën gjashtë efektivë të lënduar.
/k.s/r.e/