Ministrja Spiropali takim online me ambasadorët shqiptarë të akredituar në vendet e BE: Koha për të intensifikuar veprimtarinë diplomatike

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim online koordinues me ambasadorët shqiptarë të akredituar në vendet e Bashkimit Evropian.
Spiropali shkruan në rrjetet sociale se “në takim u koordinuan hapat e mëtejshëm të angazhimit dhe komunikimit me institucionet e këtyre vendeve, por edhe me publikun, median dhe komunitetet, për vlerat, potencialin, dhe të gjitha arsyet pse Shqipëria meriton vendin e saj në tryezën e familjes evropiane.”
Postimi i Spiropalit:
Intensifikimi i veprimtarisë diplomatike me vendet e BE
Takimi periodik me ambasadorët shqiptarë të akredituar në vendet e BE, për hapat e mëtejshëm të angazhimit dhe komunikimit me institucionet e këtyre vendeve, por edhe me publikun, median dhe komunitetet, për vlerat, potencialin, dhe të gjitha arsyet pse Shqipëria meriton vendin e saj në tryezën e familjes evropiane.
/rtsh.al/