E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria depoziton në Kuvend projektligjet për Shërbimin e Jashtëm dhe Diasporën

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, bën të ditur se qeveria ka depozituar në Kuvend dy projektligje të rëndësishme që lidhen me modernizimin e shërbimit të jashtëm dhe forcimin e lidhjeve me diasporën shqiptare.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist, ku u bashkërendua agjenda parlamentare e javëve në vijim, Spiropali nënvizoi se projektligji për Shërbimin e Jashtëm dhe ai për Diasporën sjellin një qasje të re për rritjen e kapaciteteve diplomatike dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj shqiptarëve jashtë vendit.

“Shërbimi i jashtëm, në zemër të Shqipërisë europiane! Mbledhja e grupit parlamentar socialist, për bashkërendimin e agjendës parlamentare, ku Këshilli i Ministrave ka depozituar projektligjin për Shërbimin e Jashtëm dhe atë për Diasporën, të cilat sjellin një qasje të re për forcimin e trupës tonë diplomatike dhe fuqizimin e marrëdhënieve me diasporën, u shpreh Spiropali.

Projektligjet pritet të diskutohen në komisionet parlamentare përpara votimit në seancë plenare.

1 nga 3

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›