E Martë, 3 Nëntor 2026

Ministrja e Jashtme e Danimarkës: Zgjerimi i BE, më i rëndësishëm se kurrë. Shqipëria po bën shumë përparim

Ministrja e Jashtme e Danimarkës, Marie Bjerre deklaroi se zgjerimi i BE, është më i rëndësishëm se kurrë.

Në një konferencë të përbashkët në Tiranë me homologun shqiptar, Igli Hasani, Bjerre u shpreh se Shqipëria po bën shumë përparim.

“Kemi zhvilluar takim shumë të mirë. Ka një momentum të ri për zgjerimin. Zgjerimi është më i rëndësishëm se kurrë, për shkak të situatës së re gjeopolitike. Jam besimplotë se Shqipëria po bën shumë përparim, ju do bëheni pjesë e BE”, theksoi ajo./abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›